Sport Ndërkombëtar

Marquinhos i qëndron besnik PSG-së

Maruquinhos

Nuk e ka ndërmend të largohet nga “Parku i Princave”.

Ani pse veshgjatën nuk e fitoi dot, prapë nuk është dorëzuar.

Marquinhos – e ka gjetur gjuhën e përbashkët me PSG-në, për vazhdimin e kontratës.

Këtë e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“2026 ose 2027, i vetmi dyshim përfundimtar se Marquinhos do të nënshkruajë marrëveshjen e tij të re me Paris Saint-Germain. Çështje detajesh dhe dokumentesh. Marquinhos dëshiron të qëndrojë dhe do të vazhdojë me PSG”, ka shkruar Romano në Facebook.

Braziliani po vazhdon të jetë lider në repartin defanziv të nënkampionëve të Francës.

Në këtë sezon – ai ka zhvilluar 24 ndeshje në Ligue 1, teksa ka shënuar edhe tri gola.

Interesim për të kishte shfaqur Manchester United, teksa ishte cilësuar si “mbrojtësi ideal” për “Djajtë e Kuq” nga Rio Ferdinand.

Marquinhos s'ouvre sur l'importance de l'unité au sein du PSG cette saison
Marquinhos

Ai i ishte bashkuar parisienëve në vitin 2013, teksa në të kaluarën kishte qenë pjesë e Romës.

Tash e sa vite është pjesë e pandashme edhe e kombëtares së Brazilit – me të cilën synon të dalë fitues në Botërorin e Katarit. /Shqip.com