Kulturë

Marquez kalon Servantesin si shkrimtari më i përkthyer nga spanjishtja

Gabriel Garcia Marquez, (1927-2014)
Gabriel Garcia Marquez, (1927-2014)

Gabriel Garcia Marquez, autori kolumbian i “Njëqind vjet vetmi” dhe fituesi i çmimit Nobel të vitit 1982 është shkrimtari më i përkthyer në gjuhën spanjolle në shekullin e XXI duke mposhtur kështu edhe Servantesin.

Lista vijon me Isabel Allende, argjentinasin, Jorge Luis Borges, peruanin, fituesin e çmimit Nobel 2010, Mario Vargas Llosa, dhe në vendin e pestë u rendit gjeniu i “Don Kishotit”, Miguel de Servantes.

Renditja sipas vlerësimit, që përfshin gjithashtu Carlos Ruiz Zafon, Arturo Perez-Reverte, Luis Sepulveda, Roberto Bolano dhe Javier Marias, u krye nga “Instituti Cervantes” ne Romë.

Instituti analizoi përkthimet në 10 gjuhë të ndryshme, arabisht, kinezisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, japonisht, portugalisht, rusisht dhe suedisht.

Analiza nisi nga viti 1950, në dritën e bumit të dy dekadave në vijim, kur autorët e Amerikës Latine si Garcia Marquez, Mario Vargas Llosa, Carlos Fuentes dhe Julio Cortazar filluan të vlerësoheshin në të gjithë botën.

Sipas institutit, interesi për autorët individualë ndryshon nga vendi në vend, në Francë numri një është regjisori francezo-kilian, Alejandro Jodorowsky, ndërsa Italia është e vetmja që përfshin novelistin, Manuel Vazquez Montalban në dhjetëshen e parë.

/Shqip.com