Marku: Vitin tjetër do bëj një meç në Kosovë

Pasi e mbrojti titullin e kampionit në IBF International – kategoria e peshave të lehta, Florian Marku ka dhënë një premtim.
Ai ka thënë se në vitin tjetër do të bëj një ndeshje në tokën dardane.
“Unë do të bëj një meç në Kosovë. Vitin tjetër do të bëj një ndeshje në Shqipëri, Tiranë dhe Kosovë. 100 për qind. Për të gjithë shqiptarët ku do që janë” tha ai përmes një video.
Marku – arriti që ta mposht boksierin britanik, Chris Jenkins.
Meçi nuk zgjati më shumë se katër raunde edhe pse ishin paraparë të zhvillohen 10-të raunde, pasi Marku nokautoi kundërshtarin e tij pa problem, duke mbetur i pamposhtur.
Boksieri shqiptar deri tani ka zhvilluar 12 meçe si boksier profesionit, ku në 11-të prej tyre i ka fituar, teksa ka edhe një barazim./Shqip.com