Sport Shqiptar

Marku: Ndeshja e radhës në Tiranë

Boksieri shqiptar, Florian Marku

Boksieri shqiptar, Florian Marku, e ka konfirmuar se meçin e radhës pritet ta zhvillojë në Shqipëri.

Ai ka thënë se është në bisedime për të zhvilluar një ndeshje në Tiranë dhe se së shpejti do të bëjë të ditur datën.

“Jam shumë i lumtur. Faleminderit të gjithë shqiptareve për përkrahjen. Në Newcastel u duk sikur isha në Shqipëri. Ndeshja e radhës jemi në diskutime që të zhvillohet në Tiranë. Së shpejti do t’iu tregoj datën”, tha ai në një postin në Facebook.

Marku javën e kaluar arriti të mposhtë anglezin Chris Jenkins me një nokaut dhe u shpall fitues duke e mbrojtur titullin kampion./Shqip.com