Sport Shqiptar

Marku dekorohet nga Rama me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”

Pasi fitoi titullin e përkohshëm në kategorinë WBC, Florian Marku, tani është stolisur edhe me medalje nga Presidenti i Shqipëris, Edi Rama.

Rama e dekori boksierin shqiptar me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”.

“Sot e bëjmë këtë vlerësim për një ambassador të Shqipërisë që prejardhjen e ka në Kosovë dhe në Myzeqe. Floriani ka shkuar në Greqi që i vogël, Austri dhe Britani të Madhe. Prandaj për këtë ceremoni duhet të buzëqeshni. Jam mirënjohës Florianit, që e ndëron këtë godinë me praninë e tij, siç ishte Luiza. Sot nuk ka më protagonist të sportit të braktisur”, tha Rama.

Marku u rikthye në boks në Shqipëri , duke mposhtur me vendim unanim në stadiumin Air Albania të Tiranës Miguel Parra Ramirez të Meksikës.

“Dua t’i them rinisë se në çdo fushë duhet shumë punë dhe sakrifica. Mua më paragjykojnë thonë nuk e Meriton. Nuk e dini se çfarë kam kaluar për të mbërritur këtu ku jam. Dashuria e madhe për të arritur këtu ku jam më ka bërë që kurr mos të dorëzohem, këtë mesazh kam edhe për të rinjtë. Dita juaj do vijë! Jam shumë i lumtur që jam sot këtu”, tha Marku, pasi morri medaljen.

Kjo ishte lufta e tij e parë profesionale në Shqipëri dhe sjellja e mijëra mbështetësve në një stadium të hapur ishte dëshmi e fuqisë tërheqëse të Markut./Shqip.com