Kulturë Kino

“Marksistët e Leninistët e Zvicrës” jepet në Teatrin ‘Adriana’

Shfaqja “Marksistët e Leninistët e Zvicrës” me regji të Blerta Nezirajt dhe tekstin e shkruar nga Jeton Neziraj, do të ketë premierën e saj më 29 dhjetor në Teatrin ‘Adriana’, përcjell SHQIP.com.

Sipas njoftimit, kjo shfaqje është një rrëfim komik policor për një grup idealistësh, të cilët, nga nëntoka e Zvicrës, organizojnë dhe iniciojnë luftën e Kosovës, krijojnë aleancë ushtarake me NATO-n, dhe pastaj e themelojnë shtetin e Kosovës.

Kjo komedi gjithashtu zbulon një botë të mistershme të ilegales shqiptare në Zvicër, ku përndjekja policore, sulmet me bomba, mbledhja e fondeve milionëshe, e organizimi i luftës, ballafaqohen me ‘neutralitetin’ e jetës zvicerane.

Milot Salihu, Albulena Kryeziu Bokshi, Dardana Mehmeti, Blin Sylejmani,, Sherif Bega dhe Gresa Gashi janë aktorët e kësaj shfaqje.

Shfaqja do të fillojë nga ora 20:00.