Teknologji

Marka zvicerane e orëve nxjerr modelin e ri me Skëndërbeun

Marka më e famshme e orëve, Franck Muller, ka nxjerrë në shitje modelin e veçantë të orës me heroin kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeun.

Ora luksoze, ka po ashtu ngjyrat e flamurit shqiptar e që në mes është e gdhendur figura e heroit Skënderbeut.

“Vanguard Racing Skenderbeu” edicion i limituar quhet modeli me ngjyrë të kuqe të ndezur me të famshmin Gjergj Kastrioti në qendër të saj, i njohur më mirë si Skënderbeu, i konsideruar hero kombëtar shqiptar për rezistencën e tij ndaj Perandorisë Osmane”, shkruan kompania me bazë në Gjenevë të Zvicrës.

Çmimi i orës nuk është bërë ende i ditur.

/Shqip.com