Teknologji

Mark Zuckerberg është gati të ndeshet me Elon Musk

Dy nga miliarderët e teknologjisë, Elon Musk dhe Mark Zuckerberg – kanë rënë dakord për një dyluftim në kafaz.

Musk, përmes një postimi në Twitter, tha se ai ishte “për një dyluftim në kafaz” me Zuckerberg.

Zuckerbergu, shefi i kompanisë Meta, më pas postoi “screenshotin” e shkrimit të Muskut me mbishkrimin: “dërgoma lokacionin”.

Musk më pas u përgjigj: “Vegas Octagon”, referuar lokacionit.

Octagon është zona e rrethuar e përdorur për ndeshjet e Kampionatit Ultimate Fighting (UFC). UFC është e vendosur në Las Vegas, Nevada.

/Shqip.com