Rozë Ndërkombëtar

Mark Ronson dhe Grace Gummer do të martohen këtë fundjavë

Mark Ronson dhe Grace Gummer,

Mark Ronson dhe Grace Gummer do të martohen në New York këtë fundjavë, transmeton SHQIP.

Sipas burimeve të Page Six thuhet se dasma supozohet që do të ishte e madhe.

Ndërsa, siç duket tashmë çifti e ngushtoi listën e mysafirëve tek miqtë dhe familja e ngushtë për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta të COVID-19.

Page Six raportoi në maj se dyshja ishin fejuar pas një lidhjeje të gjatë, teksa Grace mbante në gisht një unazë të madhe diamanti.

Krijuesi i “Uptoën Funk” – i cili ka punuar me Amy Winehouse, Adele, Lady Gaga dhe Bruno Mars e shumë të tjerë – konfirmoi fejesën muajin tjetër.

Mark Ronson është vëllai më i madh i stilistes Charlotte Ronson dhe muzikantes Samantha Ronson dhe ka vëllezër e motra të tjerë të famshëm, përfshirë aktoren Annabelle Dexter-Jones.

Gummer, ndërkohë, është vajza e tri herë fitueses së ‘Oscari-it’, Meryl Streep dhe artistit Don Gummer./SHQIP.com