Rozë

Marina Vjollca tregon vështirësitë e shtatzënisë

Moderatorja, Marina Vjollca

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të pare me 24 nëntor të këtij viti.

Moderatorja solli në jetë një vajzë, në spitalin Amerikan në Tiranë.

Ajo së fundi në Instagram ka falënderuar doktoreshën, duke treguar se në fillim të shtatzënisë ka patur vështirësi dhe ia doli mbanë.

“Doktoreshe Ana është njeriu që do i jem mirënjohëse gjithë jetën! Me gjithë vështirësitë që pata në fillim të shtatzënisë, falë këmbënguljes dhe kujdesit të doktoreshës Ana, ja dolëm. Faleminderit nga zemra @spitaliamerikan për shërbimin ekselent që keni!”, ka shkruar Marina krahas fotove.

Kujtojmë që moderatorja u rikthye menjëherë në ekran, vetëm 10 ditë pas lindjes të së bijës.

Ndryshe, Marina dhe Getoar Selimi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë më 10 shtator të vitit 2017 në Durrës në një ceremoni me rreth 400 të ftuar, në mesin e të cilëve kishte edhe shumë fytyra publike.

Ceremonia ishte mbajtur nën udhëheqjen e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj. /SHQIP.com