Rozë

Marina Vjollca dhe Ghetto Geasy bëhen prindër për herë të parë?

Reperi, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca,

Reperi Ghetto Geasy dhe prezantuesja Marina Vjollca thuhet se janë bërë prindër për herë të pare të një vajzë.

Burime të Vip Magazine.al kanë thënë së e vogla e tyre ka ardhur në jetë ditën e sotme në spitalin Amerikan 3 në kryeqytet.

Por, në lidhje më këtë deri më tani nuk kanë ndonjë konfirmin zyrtar nga dyshja në fjalë, apo ndonjë i afërt i tyre.

Ndryshe, Marina dhe Getoar Selimi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë më 10 shtator të vitit 2017 në Durrës në një ceremoni me rreth 400 të ftuar, në mesin e të cilëve kishte edhe shumë fytyra publike.

Ceremonia ishte mbajtur nën udhëheqjen e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj. /Shqip.com