Rozë

Marina dhe Luana Vjollca shijojnë pushimet në Itali

Motrat Vjollca padyshim që janë dy nga emrat më të përfolur në mediat rozë, kjo për shkak të angazhimit të tyre në ekranin shqiptar me emisione të ndryshme.

Tashmë të dyjat kanë fituar zemrat e publikut dhe marrin vëmendje me postimet e tyre në rrjetet sociale.

Gjatë kësaj kohe ato po shijojnë disa ditë pushimi, teksa destinacion kanë zgjedhur Italinë.

Në postimet e shpërndara në rrjete sociale, ato shihet se po kalojnë një periudhë të mrekullueshme ku bashkë me to është edhe partneri i Marinës, reperi Ghetto Geasy.

Të njëjtat ndodhen gjegjësisht në Sicili dhe atje kanë vizituar disa prej gjërave të famshme.

Luana prej më shumë se një viti nuk ka qenë e angazhuar me ndonjë program të ri, kurse Marina ka përfunduar sezonin e radhës të “Klanifornia”.

Luana ishte e fokusuar në projektin e ri “Thuaje”, nga i cili ka bërë rrëfime të ndryshme nga jeta personale./Shqip.com

View this post on Instagram

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca)