Kulturë Kino

Margot Robbie tha se filmi i ri i “Pirates of the Caribbean” u anulua

Projekti i një versioni të ri të filmit “Pirates of the Caribbean”, është anuluar.

Aktroja Margot Robbie, ka bërë të ditur se puna është ndaluar sepse Disney nuk donte të vazhdonte me të.

“Ne kishim një ide dhe po e zhvillonim atë për një kohë, shumë vite më parë, për të pasur më shumë një histori të udhëhequr nga femra – jo krejtësisht, por thjesht një lloj historie tjetër – që menduam se do të kishte qenë shumë interesante. por mendoj se ata nuk duan ta bëjnë këtë”, tha Robbie.

Robbie dhe Hodson u bashkuan për herë të parë me projektin në qershor 2020, një nga dy filmat e planifikuar “Pirates”.

Por, ky nuk do të ishte vazhdim i historisë së filmave të “Pirates of the Caribbean”, në të cilët Johny Depp luajti kapitenin Jack Sparrow, por do të ishte një tregim tërësisht i ri me personazhe origjinale.

Kujtojmë që Robbie po udhëheq një tjetër sfidë në përshtatjen e shumëpritur të “Barbie” të vitit të ardhshëm.

/Shqip.com