Kulturë Kino

Margot Robbie shfaqet si Barbie në filmin e ri

Janë shfaqur imazhet e para të aktores Margot Robbie si Barbie, përpara daljes së filmit vitin e ardhshëm.

Aktori australian është parë duke imituar pamjen klasike të kukullës, e ulur në makinën sportive ikonike rozë të Barbie-t, teksa i drejtohet kamerës.

Pas Robbie-t është prapavija e tëra në rozë dhe lule të verdha të gjalla, duke dëshmuar se filmi do t’i përmbahet estetikës së Barbie.

Fotografia u postua në Twitter nga Warner Bros Pictures me një mbishkrim të thjeshtë: “#BARBIE 21 korrik 2023 Vetëm në kinema” – duke zbuluar kështu datën e publikimit.

Ryan Gosling do të luajë si Ken në filmin live-action të drejtuar nga Greta Gerwig, e cila gjithashtu shkroi skenarin së bashku me Noah Baumbach.

Margot në një intervistë kishte thënë se Barbie vjen “me shumë bagazhe” dhe shumë lidhje nostalgjike.