Kulturë

Margariti: 95 elemente të trashëgimisë kulturore jomateriale u regjistruan në 2023-shin

Veshja e gruas mirditore
Veshja e gruas mirditore

Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK) po bën një punë mjaft të mirë në regjistrimin e elementeve të trashëgimisë.

Numri i regjistrimeve të elementeve të trashëgimisë kulturore jomateriale gjatë vitit 2023 ka qenë 95, ndërsa në vitin 2022 vetëm 7.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në një postim në rrjetet sociale tha se, me marrjen nën mbrojtjen e UNESCO-s të xhubletës dhe transhumancës, por edhe me shpalljen “kryevlera kombëtare” të veshjes së gruas mirditore, fyejve të Gramshit dhe valles devollite, trashëgimia jonë kulturore jomateriale po merr gjithnjë e më shumë vlerë dhe po promovohet gjithnjë e më shumë.

/Shqip.com