Sport Ndërkombëtar

Marcus Rashord i gatshëm për ndeshjen ndaj Leicesterit

Manchester United do të luajnë në udhëtim – të shtunën, ndaj Lecitester City-t, në një ndeshje që pritet të jetë e “zjarrtë”.

Në prag të kësaj ndeshje, trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer ka deklaruar se Marcus Rashford do jetë i gatshëm, shkruan Shqip.com.

“Marcus Rashford do jetë me ne nesër, por nuk mund t’iu them si startues ose jo”, tha ai fillimisht.

Solskjaer, po ashtu tregoi se “Fred dhe Cavani nuk do jenë të gatshēm pēr ndeshjen e nesërme, por ndaj Atalanta nē mesjavē po. Duhet menaxhuar me siguri skuadrën, sepse finalen e sezonit të kaluar duket se nuk e fituam shkaku i lodhjes dhe pamundësisë për rotacione. Këtë sezon duhet të jemi më të kujdesshëm, qē të kemi freski”.

Marcus Rashford says child food poverty 'devastatingly' worse - BBC News
Marcus Rashford

Rikthimi i sulmuesit anglez do jetë një ndihmë e madhe për repartin e sulmit, ku konkurenca tashmë është shumë e madhe.

Interesante do jetë se edhe kush do luajë si titullar në këtë repart – përkrahë Cristiano Ronaldos.

Unitedi, momentalisht gjendet në vendin e katërt në Premierligë.

Nga shtatë ndeshje të zhvlluara, ata kanë regjistruar katër fitore, dy barazime dhe një humbje./Shqip.com