Sport Ndërkombëtar

Marco Reus me mesazh tepër emocionues

Marco Reus rinovoi kontratën me Borussia Dortmund para pak javësh, por gjërat nuk shkuan mirë, pasi ekipi verdhezi humbi mundësinë për të fituat titullin kampion në javën e fundit.

Reus bëri reagimin e tij të parë pas dështimit, me një postim në rrjetet sociale.

“Është e vështirë për mua të shpreh mendimet, ndjenjat dhe emocionet me fjalë. Në çdo rast, është absolutisht e rëndësishme për mua të them faleminderit! Ajo që familja e Dortmundit bëri të shtunën, euforia në stadium, entuziazmi, mesazhet e përzemërta nga e gjithë Gjermania, është unike”!

“Po, dhemb, por ne kurrë nuk kemi qenë kaq afër fitores, por kushdo që më njeh mua, këtë klub dhe ju tifozët e BVB-së e dinë që ne do të ngrihemi përsëri, do të vazhdojmë të punojmë dhe të luftojmë, ashtu siç ka bërë gjithmonë ky klub i madh!”, është shprehur Reus.

/Shqip.com