Marco Reus i dhuron fitoren Dortumund-it
Në futbollin elitar gjerman është duke u zhvilluar një gara e “zjarrtë” për vendin e parë.
Pas humbjes që Bayern Munchen e pësoi të mërkuren, Dortmundi e kanë shfrytëzuar në maksimum këtë gabim, shkruan Shqip.com.
Skuadra e udhëhequr nga Marco Rose, ka triumfuar ndaj VfB Stutgard me rezultat minimal 2-1.
Golin e parë për Dortmundin e shënoi Raphael Guerreiroo, pas 56 minutave lojë.
Por ky gëzim nuk zgjati shumë, pasi shtatë minuta më pas, mysafirët barazuan me anë të Massimo.
Kur u mendua se ndeshja do përfundonte me barazim, në “skenë” doli kapiteni, Marco Reus që e dërgoi topin në rrjtë dhe i dhuroi skuadrës së tij pikët e plota.
Për 32 vjeçarin, ky ishte goli i pestë në këtë sezonë, ndërsa ka edhe tre asistime.
Me këtë fitore, ata ngriten në kuotën e 27 pikëve, pas 12 ndeshjeve të zhvillua. Vetëm një më pak se Bayerni që është lider në Bundesliga.
Ky sezon duket që deri në fund do sjellë shumë emocione, ndërsa kanë mbetur edhe 22 ndeshje për tu zhvilluar./Shqip.com