Sport Ndërkombëtar

Marcelo – “i harruar”

Marcelo

Marcelo nuk ka vendosur ende se ku do ta vazhdojë karrierën – ani pse sezoni i ri ka filluar.

Ai i ndau rrugët me Real Madrid – në fund të kampionatit të kaluar – dhe nuk është në radarin e asnjë skuadre të madhe evropiane.

34 vjeçari – nuk ishte titullar në tri sezonet e fundit – me “los blancos”, duke zhvilluar vetëm 43 ndeshje në total.

Ndërsa, ka kohë që nuk ftohet fare nga kombëtarja e Brazilit.

Mbrojtësi i krahut të majtë konsiderohet si një nga më të mirët në historinë e futbollit.

Ai ishte pjesë e madrilienëve  – për nëntë vite dhe ndër të tjera e fitoi pesë herë Ligën e Kampionëve./Shqip.com