Sport Ndërkombëtar

Marcelo pritet si hero – në Greqi

Photo Credits: Sports Brief

Në Madrid fitoi gjithçka dhe u largua si legjendë.

Tashmë ka zbarkuar në Greqi – ku u prit nga mijëra tifozë.

Marcelo është prezantuar në “Karaiskaki Stadium” – me fanellën e Olympiacosit.

Braziliani – me buzëqeshje në fytyrë e shijoi këtë moment në maksimum.

Atmosfera e zjarrtë në këtë stadium ishte diçka që rrallë shihet në futboll, por edhe një sinjal që grekët kanë pritshmëri të madhe nga Marcelo.

33 vjeçari – ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Olympiacosin – me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.

Në pozitën e tij (mbrojtësi i krahut të majtë) ai konsiderohet si një nga më të mirët në historinë e futbollit, por viteve të fundit ka pasur rënie drastike në formë.

Në tri sezonet e fundit – me “los blancos” – ai ka zhvilluar vetëm 43 ndeshje në total.

Ndërsa, ka kohë që nuk ftohet fare nga kombëtarja e Brazilit./Shqip.com