Sport Ndërkombëtar

Marcelo – mbi të gjithë

Marcelo

Ka kohë e ka humbur vendin e titullarit, por emri i tij është shënuar në librat e historisë.

Marcelo është futbollisti me më së shumti trofe të fituara – me fanellën e Real Madrid.

Titulli i La Ligës – që “mbretërit” e fituan sot, ishte i 24-ti në të gjitha garat për brazilianin.

33-vjeçari iu bashkua madrilienjëve nga Fluminense – në vitin 2007 dhe pjesa e tjetër është histori.

Në të gjitha garat, ai është paraqitur 544 ndeshje – duke qenë ndër më të rëndësishmit në fushën e gjelbër.

Ai ishte i pazëvendësueshëm në kohën kur “galaktikët” e fituan tre herë radhazi Ligën e Kampionëve – që mbetet një rekord në vete

Momente nga festa

Majtaku – e bart shiritin e kapitenit në krah – qysh nga largimi i Sergio Ramos, por në këtë sezon është paraqitur vetëm 16-të herë – në të gjitha garat.

Kontrata e tij me “los blancos” skadon në qershor të vitit 2022 dhe pastaj do jetë futbollist me parametra zero./Shqip.com