Sport Ndërkombëtar

“Marca” zbulon fituesit e ceremonisë së “Topit të Artë“

Gazeta prestigjioze “Marca” ka zbuluar po thuaj të gjitha fshehtësitë e ceremonisë së “Topit të Artë“.

Karim Bemzema, Thibaut Courtois dhe Gavi do të kthehen nga udhëtimi i tyre në Paris më të ngarkuar me ar. Francezi do të fitojë “Topin e Artë”, ndërsa shoku i tij i skuadrës do të fitojë trofeun Yashin, i cili njeh portierin më të mirë të sezonit të kaluar.

Nëse pak muaj më parë ishte Pedri që fitoi çmimin për të riun më të mirë, tani radha e Pablo Martín Paez Gavi, i njohur më mirë si Gavi, qe do të fitojë trofeun Kopa për të riun më të mirë në botë.

Mane, Lewandowski apo Mbappe mbeten në luftë për trofeun maksimal, futbollistë që për revistën France Football dhe jurinë e saj nuk ishin në lartësinë e sulmuesit të Real Madridit, i cili në edicionin 2021 ishte një hap larg ngjitjes në podiumin e ndarë nga Messi, Lewandowski dhe Jorginho.

/Shqip.com