Sport Shqiptar

Maraj: Sulmi ndaj Prishtinës ishte sulm mbi tërë sportin kosovar

Sulmi ndaj autobusit të Prishtinës

Kryetari i klubit të basketbollit, Prishtina, Burim Maraj ka reaguar pas sulmit kundër autobusit të skuadrës nga Kryeqyteti.

Maraj për Shqip.com ka thënë se veprime të tilla duhet të dënohen menjëherë.

“Mbrëmë përmes sulmit të skuadrës tonë, u sulmua i tërë sporti Kosovar! Ngjarje të tilla duhet të dënohen nga te gjithë dhe te kenë zero tolerance nga organet e rendit.”

Ngjarja që ka ndodhur në Pejë ka ndikuar edhe te basketbollistët e Prishtinës.

“Ishte me të vërtet një ngjarje shumë e rëndë për djelmoshat tanë dhe pjesëtaret e tjerë të skuadrës, të cilët kishin punuar shume në parapërgatitje të kësaj ndeshje dhe të gjithë ishin super të motivuar për një fitore të radhës ne Pejë,” shtoi Maraj për Shqip.com.

Sulmi ndaj autobusit të Prishtinës

Pas incidentit ka reaguar dhe Klubi i Basketbollit, Peja.

“KB Peja dënon rëndë incidentin qe i ka ndodhur KB Prishtinës sonte para ndeshjes. Autobusi i epikës mysafire është demoluar nga huliganë të papërgjegjshëm, antisportiv të cilët dëmtojnë imazhin e basketbollit dhe sportit në përgjithësi,” thuhet në reagimin e Pejës. 

Autobusi i skuadrës nga kryeqyteti është sulmuar nga disa persona të panjohur para ndeshjes me Pejën, në kuadër të Kupës së Kosovës.

Pas incidentit Peja morri përsipër organizimin e kthimit të skuadrës së Prishtinës në kryeqytet.

Ndeshjen në fund e fitoi skuadra vendase, me rezultat 91:86./Shqip.com