Lajme Ballkan

Maqedonia e Veriut, shteti më i prekur nga inflacioni në Ballkan

Raporti i Bankës Botërore i publikuar para disa ditës, thekson se Maqedonia e Veriut është shteti më i prekur nga rritja e inflacionit.

Muaji dhjetor preku shifrat më të larta, me 18,7% inflacion të shtuar që nënkupton se nga 100 denarë, vlera reale e tyre është 81,3 denarë, me të cilat mund të blesh produkte apo të marrësh shërbime.

Sa për krahasim, inflacioni në Mal të Zi ishte 17,5%, në Serbi 15,1%, Kroaci 13,5% dhe në Slloveni 10,3%.

“Ngadalësimi i rritjes dhe investimeve të biznesit do të kenë pasoja shkatërruese në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe varfëri, duke përfshirë kërkesat në rritje të ndryshimeve klimatike”, thuhet nga Raporti i Bannkës Botërore, shkruan AlsatM.

Banka Botërore uli parashikimet e rritjes për vitin 2023 në një nivel që është në prag të recesionit për shumë vende, duke përmendur ndikimin e rritjes së normave të interesit, vazhdimin e agresionit rus kundër Ukrainës dhe kolapsin e motorëve kryesorë të rritjes ekonomike globale.

Në vitin 2023, Prodhimi Bruto Vendor pritet të rritet me 2.7%, që, nëse përjashtohen recesionet e 2009 dhe 2020, është shkalla më e ulët në gati tre dekada, sipas raportit të Bankës Botërore.

/Shqip.com