Sport Ndërkombëtar

Maqedonia e Veriut barazon me Finlandën, shënon Enis Bardhi

Maqedonia e Veriut ka barazuar me rezultat 1-1 në miqësoren që kjo skuadër e realizoi kundër Finlandës, shkruan Shqip.com.

Skandinavët ishin të parët që shënuan me Antman (37’) kurse Enis Bardhi (75’) barazoi nga penalltia

Maqedonia e Veriut nuk ka arritur më shumë se një barazim me Finlandën në stadiumin “National Arena Toshe Proeski” në Shkup të Maqedonisë.

Pjesa e parë ishte më e mirë për mysafirët dhe përfundoi me rezultat 0-1. Antman shënoi gol në minutën e 37-të të kësaj ndeshje.

Në pjesën e dytë Maqedonia e Veriut ishte më e mirë dhe disa herë sulmoi në drejtim të portës kundërshtare.

Goli do të shënohej në fund të ndeshjes dhe atë nga penalltia të cilën e fitoi Alioski.

Enis Bardhi ishte i saktë nga penalltia duke shënuar gol në këndin e poshtëm të portës së Finlandës në minutën e 75-të.

/Shqip.com