Maqedoni e Veriut: 23 viktima si pasojë e COVID-19
Publikuar:
(19.09.2021 19:47:18)

23 persona kanë ndërruar jetë në Maqedoninë e Veriut si pasojë e COVID-19.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar edhe 365 infeksione të reja.
Ndërsa, 551 pacientë e kanë kaluar Coronavirusin.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni të Veriut janë shënuar 186 mijë e 914 raste pozitive,
Ndërsa janë shëruar 167 mijë e 402 pacientë nga COVID-19.
Fatkeqësisht kanë vdekur 6 mijë e 460 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe 13 mijë e 52 raste aktive. /Shqip.com