Lajme

Maqedonci udhëton në Hungari, merr pjesë në Kongres të Sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari.

Njoftimin e ka bërë me dije vet ministria, teksa Maqedonci do të marrë pjesë në Kongresin e Sigurisë “Dialogu për Siguri në Budapest’, ndërsa do të zhvilloj dhe një sërë takimesh tjera.

“Gjatë qëndrimit në Hungari, ministri Maqedonci do të takoj Ministrin e Mbrojtjes të Hungarisë, si dhe do të marr pjesë në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore (Central European Defense Cooperation, CEDC), si dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB), që zhvillohet në Budapest”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

/Shqip.com