Lajme

Maqedonci po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në punimet e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, Kanada.

Ky forum në fokus ka çështje të sigurisë, me të cilat po përballet sot Aleanca e Atlantikut të Veriut dhe shtetet e tjera të cilat kanë përqafuar vlerat e përbashkëta të saj.

I shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, Atasheu i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Kanada, Kolonel Berat Shala, ministri Maqedonci do të marrë pjesë në disa nga sesionet e kësaj konference, ndërsa në margjinat e këtij forumi planifikohet realizimi i takimeve bilaterale me homologë pjesëmarrës.

Forumi i Sigurisë Halifax këtë vit mbledh rreth 300 pjesëmarrës ndërkombëtarë nga fusha e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe politikës, përfshirë këtu ish-presidentë, ish-kryeministra, ministra të mbrojtjes, shefa të mbrojtjes, senatorë dhe parlamentarë nga mbarë bota.

/Shqip.com