Lajme

Maqedonci: Data 5, 6 dhe 7 mars shënojnë kthesën më të madhe historike të popullit të Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së kanë bërë homazhe për nder të familjes Jashari në Prekaz.

Në një postim në Facebook, Maqedonci tha se UÇK-ja dhe Jasharajt ishin ata që i kanë bërë bashkë, sipas tij, e kanë ndriçuar rrugën duke i prirë përpara drejt luftës çlirimtare.

Ai tutje ka shkruar se data 5, 6 dhe 7, shënojnë kthesën më të madhe historike të popullit të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Sot së bashku me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, bëmë homazhe në nderim të familjes Jashari dhe gjithë të rënëve dhe më pas ishim në kullë, ku na priti baca, Rifat Jashari.

Për të arritur te liria duhej të ishim bashkë të gjithë por përveçse të bashkuar duhej një fanar që të na ndriqojë rrugën. Ishte UÇK-ja, ishin Jasharajt ata që na bënë bashkë dhe na ndriquan rrugën duke na prirë përpara drejt luftës çlirimtare, rrjedhimisht drejt lirisë.

Datat 5, 6 dhe 7 mars, shënojnë kthesën më të madhe historike të popullit tonë, shënojnë sakrificën më sublime për liri dhe atdhe, prandaj do të mbetën përherë në kujtesën e lavdishme të popullit tonë.

Lavdi dhe nderime për të rënët!

/Shqip.com