Lajme

Manxhuka reagon pas deklaratave kundër Vettingut

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas deklaratave kundër Vettingut në sistemin e drejtësisë, përcjell Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, Manxhuka tha se pas “pak muajsh nga publikimi i skandalit ku ishte i përfshirë vet kryeprokurori dhe pas daljes së një prokurori pjesë e njërës prej montazheve për ta shpallur VV-në organizatë terroriste, ende ka zëra në studio kundër Vettingut”.

Zëdhënësi i LVV-së.

 “1.Pak muaj janë nga publikimi i skandalit ku ishte i përfshirë vet kryeprokurori. 2. Dje doli edhe një prokuror pjesë e njërës prej montazhave më të rrezikshme për ta shpallë VV -në organizatë terroriste, po i njëjti ishte prokuror në rastin e vrasjes së Astrit Deharit.

3. Kryesuesi i KPK-së në përgjim me Grabovcin thoshte ‘s’kum kunkuru’. Dhe pavarësisht këtyre gjërave ende ka zëra në studio televizive që hedhin gur mbi vettingun dhe na tregojnë se gjyqësori është i pavarur”, shkroi ai.

Ndryshe, ministrja e Drejtësisë ka treguar se tashmë do të presin edhe miratimin e Ligjit për Vettingun në Kuvend dhe do të fillojnë me këtë proces më së largu në fillim të vitit 2022./SHQIP.com