Lajme

Manxhuka: Për 2 ditë 256 qytetarë i kanë kaluar veturat e tyre në targa RKS

Targa me regjistrimin KM në veri të Kosovës - Fotografi ilustruese
Targa me regjistrimin KM në veri të Kosovës - Fotografi ilustruese

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, deklaron së për dy ditë, 256 qytetarë i kanë kaluar veturat e tyre në targa RKS në veri të vendit.

Kështu ka shkruar ai në Facebook.

“Për 2 ditë 256 qytetarë i kanë kaluar veturat e tyre në targa RKS në veri të vendit”, ka shkruar Manxhuka.

Sipas vendimit të Qeverisë, regjistrimi i veturave me targa RKS është deri me datën 01.12.2023, me lehtësira financiare.

/Shqip.com