Lajme

Manxhuka: Ka të arrestuar në Kamenicë për vjedhje votash

Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje, thotë se në Kamenicë ka të arrestuar për blerje të votave.

Sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje,, Arlind Manxhuka, në një postim në Facebook, ka paralajmëruar se kjo parti do të mbajë një konferencë për media.

“Në orën 15:00 Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Dardanë mban konferencë për media. Ftojmë mediat ta përcjellin!”, ka shkruar Manxhuka.

I pyetur nga një komentues se çfarë ka ndodhur në këtë komunë, Manxhuka thotë se “ka të arrestuar për vota”.

Komenti

Komuna e Kamenicës është në mesin e 21 komunave në të cilat po mbahet balotazhi.

Në këtë komunë, garon Qëndron Kastrati nga PSD dhe Kadri Rahimaj nga Lëvizja Vetëvendosje./Shqip.com