Mane po rikuperohet në spital – gjendja e tij është e mirë

Gjendja shëndetësore e tij është e mirë.
Sadio Mane është duke u rikuperuar në spital – pas incidentit që pësoi – të martën në kuadër të Kupës së Kombeve të Afrikës.
29 vjeçari u përplas me portierin e Cape Verde, Vozinha. Gjendja e Manes u duk fillimisht e mirë.
Por, para se të rifillonte lojë, ai u rrëzua në tokë dhe ra pa ndjenja.

Më pas, sulmuesi i Senegalit u u dërgua më pas në spitalin më të afërt si një masë paraprake, me Vozinha – që gjithashtu shkoi për të kontrolluar kundërshtarin e tij.
Dyshja bënë një foto së bashku, të cilin Mane e ngarkoi në Instagram me mbishkrimin: “Senegal vs Cape Verde në fushë dhe në spital”.

Mane, po ashtu shtoi se “Fatmirësisht, gjithçka është mirë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet”.
Sa i përket takimit, Senegali shënoi fitore të pastër me rezultat 2-0.
Senegalezët tashmë gjenden në çerekfinale, ku e presin fitueset e përballjes Mali – Guinea Ekuoaturiale.
Çerekfinalja do të luhet të dielën – me datë 30 janar. /Shqip.com