Sport Ndërkombëtar

Mane po e shijon futbollin në Gjermani

Bayern Munchen

Mungesa e tij në repartin e sulmit të Liverpoolit – po vërehet.

Por, ai po e vazhdon shkëlqimin edhe në Gjermani.

Sadio Mane po kalon momente të mira me Bayern Munchen.

Sulmuesi senegalez ka shënuar tri gola – në tri ndeshjet e para në Bundesliga – duke e treguar klasin e tij.

Teksa – një gol e realizoi edhe në finalen e Superkupës së Gjermanisë.

Krahu i majtë i sulmit është bërë më i rrezikshëm me prezencën e senegalezit – ndërsa mungesa e Robert Leëandoëski nuk po vërehet fare.

Mane – ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2025 – dhe në “Transfermarkt” vlerësohet 70 milionë euro.