Sport Ndërkombëtar

Mane – nuk është objektivi i vetëm i Bayernit

Sadio Mane

Bayern Munchen – duket që do jetë tejet aktiv në këtë merkato të verës.

Skuadra nga Gjermania, është shumë afër transferimit të Sadio Manes, por duket që ky është vetëm fillimi.

Fabrizio Romano, shkruan se bavarezët janë në bisedime me katër futbollistë.

“FC Bayern është ende duke punuar shumë në treg pas marrëveshjeve Mané, Mazraoui, Gravenberch. Nagelsmann dëshiron Konrad Laimer, bisedimet janë në vazhdim për të arritur një marrëveshje.

RB Leipzig preferon të shesë jashtë vendit, por Bayern nuk do të dorëzohet – gjithashtu, Laimer ka të njëjtët agjentë si Sadio Mané”, ka shkruar Romano.

Në të njëjtën kohë, kampionët e Bundesligës po përballen me një largim të mundshëm të Robert Leëandoëskit, i cili publikisht e ka shpreshur dëshirën e tij për ndërrim ambienti.

Teksa, paraprakisht nga skuadra u largua Suele.

Fundi i këtij afati kalimtar, duket që do e gjejë Bayernin me shumë ndryshime. /Shqip.com