Sport Ndërkombëtar

Mane mund të ketë ndikim të madh te Bayerni

Sadio Mane

Sadio Mane ka lënë një përshtypje të shpejtë te Bayern Munich, kjo është e qartë.

Ai shënoi një dhe iu anuluan dy gola në fitoren argëtuese të klubit 5-3 në Superkupën kundër RB Leipzig të dielën.

Një trofe dhe shumë argëtim kishte tashmë, shkruan Sky Sports.

Ky ishte emocioni kryesor nga Jamal Musiala kur i bëri pyetjen Mane në zonën e përzier pas ndeshjes në Leipzig.

Mesfushorit të ri iu ndezën sytë. “Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe gjithashtu një djalë shumë i mirë”, tha Musiala për Sky Sports .

“Sapo hyri në skuadër ai u ndje i mirëpritur. Nuk kishte asnjë siklet. Ai u fut menjëherë në familje. Sa herë që ai është në fushë, ne të gjithë mund të argëtohemi. Ai është i mrekullueshëm, driblimi i tij një për një, golat, idetë e tij. Është kënaqësi kur ai është në fushë”.

Me siguri Mane dukej se po kënaqej, megjithëse vetë goli, në fund të pjesës së parë, ishte kurioz.

Reagimi i tij teksa topi goditi rrjetën u vonua për një moment. Dukej sikur edhe ai nuk mund ta besonte hapësirën në të cilën u gjend brenda kutisë.

Musiala jashtëzakonisht mbresëlënëse kishte thyer vijën e mbrojtjes dhe qendra e Serge Gnabry e kishte bërë përfundimin të thjeshtë.

Nëse shokët e tij të skuadrës në Bayern vazhdojnë të shënojnë gola në këtë mënyrë, atëherë ndoshta Mane mund të përputhet me rezultatin e jashtëzakonshëm të Robert Lewandowskit.

Por historia e vërtetë e lëvizjes së tij gjatë verës është se ai nuk do të ketë nevojë.

Lewandowski shënoi mesatarisht mbi 50 gola në sezon në tre vitet e tij të fundit në Bayern përpara transferimit të tij të diskutueshëm te Barcelona muajin e kaluar.

Mane ofron diçka tjetër. Një besim i vërtetë se ai mund ta bëjë Bayernin më të mirë./Shqip.com