Sport Ndërkombëtar

Mane i lumtur te Bayern

Sadio Mane

Bayern Munich ka mohuar se Sadio Mane po ndihet i pakënaqur pas transferimit të tij gjatë verës nga Liverpool.

Sulmuesi nga Senegali i dha fund aventurës gjashtëvjeçare në Anfield – një periudhë që e pa atë të bëhej fitues i Ligës së Kampionëve dhe titullit të Premierligës.

Sadio Mane

Ai e ka pasur një ecuri të vështirë se sa pritej në Gjermani, me pesë gola të shënuar në 11 paraqitje, dhe ka pasur pretendime se 30-vjeçari tashmë po pendohet për vendimin e tij për të shkëmbyer Merseyside me Bavarinë.

Megjithatë, te Bayern janë të bindur se superylli është i lumtur me zgjedhjen në karrierë, me drejtorin sportiv Hasan Salihamidzic që i tha Bild.

“Sadio ka ende pak kohë, ai duhet të mësohet gjithashtu me Bundesligën, por ai do. Unë flas rregullisht me të. E di se si është të mbërrish si i sapoardhur në një ekip, në një vend tjetër, në një qytet tjetër, në një kulturë paksa të ndryshme futbolli. Sadio është në këtë proces, së shpejti gjithçka do të jetë më e njohur për të dhe shumë shpejt do ta shohim edhe në fushë. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, ne do të kemi ende shumë gëzim me të”, tha ai.

Me Mane jo në formën më të mirë, kampionët në fuqi të Bundesligës, Bayern, kanë kaluar pa fitore në katër ndeshjet e fundit të ligës dhe tani e gjejnë veten në vendin e pestë në tabelë./Shqip.com