Mane, golashënuesi më i mirë në historinë e Senegalit

Sadio Mane është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Senegalit, pas një hat-tricku të shënuar të shtunën mbrëma.
Sulmuesi i Liverpool shënoi të gjitha golat për skuadrën e Aliou Cisse, teksa ata mundën Benin 3-1 në ndeshjen e tyre hapëse të kualifikimeve për Kupën e Afrikës 2023.
Fillimisht ai shënoi në minutën e 12-të nga pika e bardh, pastaj gjeti rrjetën edhe një herë 10-të minuta më vonë, kurse tre golshin e përmbylli, duke shënuar edhe një herë nga penalltia.
Trefishi në Diamniadio e çoi Mane në 32 gola për Senegalin, duke e kapërcyer Henri Camara, si lojtari më produktiv i vendit në të gjitha kohërave.
Ai kuotën e 32 golave e ka arritur në vetëm 87 ndeshje.

Ndërsa ai mbetet i përkushtuar ndaj Senegalit, është një histori tjetër në nivel klubi me Mane që pretendon se do të bëjë atë që “60 deri në 70 për qind” e njerëzve senegalez duan që ai të bëjë, që është largimi me sa duket nga Liverpooli.
Siç zbulohet nga GOAL , Mane do të informojë palën e Jurgen Klopp për dëshirën e tij për t’u larguar këtë verë, me kampionët e Bundesligës, Bayern Munich, duke udhëhequr garën për nënshkrimin e tij./Shqip.com