Sport Ndërkombëtar

Mane flet pas kalimit te Bayerni

Sadio Mane

Sadio Mane ka hapur letrat për të folur – për herë të parë rreth transferimit të tij – te Bayern Munchen.

Sulmuesi senegalez, ka rrëfyer për Bild – emocionet kur e kuptoi se bavarezët u interesuan për shërbimet e tij.

“Kur agjenti im më tha për herë të parë për interesimin e Bayernit, u emocionova menjëherë.E pashë veten aty menjëherë. Për mua ishte klubi i duhur në kohën e duhur. Është një nga klubet më të mëdha në botë dhe ekipi është gjithmonë duke luftuar për çdo titull. Kështu që, për mua ishte një ide shumë e mirë dhe vendimi i duhur të vija këtu”, tha ai.

Teksa, shtoi se “e gjeta veten në planin e Bayernit më shumë se kushdo tjetër”.

Mane la pas një sezon mjaftë të mirë në nivel personal, sepse shënoi 16 gola dhe asistoi dy herë në Premierligë.

Ai ishte vetëm një hap larg të fitonte Ligën e Kampionëve, por “The Reds” u mposhtën nga Real Madrid në finale.

Teksa, në anën tjetër u shpall kampion i “AFCONI-t” me Senegalin./Shqip.com