Mane drejt skuadrës angleze, Bayern Munich ka nisur bisedimet
Publikuar:
(09.05.2023 22:05:00)

Chelsea ka nisur bisedimet me Bayern Munich për sulmuesin Sadio Mane.
Pas një sezoni të parë të vështirë në Gjermani, si Bayern ashtu edhe ish-sulmuesi i Liverpool, Mane kanë rënë dakord të ndahen këtë verë.
Eksperti i afateve kalimtare, Pedro Almeida ka bërë të ditur se është mbajtur raundi i parë i bisedimeve mes Chelseas dhe Bayernit.

Takimi u mbajt të dielën, më 7 maj, në Munih. Vlerësohet se Chelsea është favorit për nënshkrimin e Mane, ndërsa Newcastle United është gjithashtu i interesuar. Kapiteni i Senegalit ka një marrëveshje me Bayernin deri në vitin 2025.
/Shqip.com