Sport Ndërkombëtar

Mane drejt një kampionati tjetër

Sezoni i parë i Sadio Mane te Bayern Munich nuk ishte më i miri, me disa probleme që e lanë në hije.

Duket se sulmuesi senegalez nuk do t’i bashkohet bavarezëve për një vit të dytë dhe me siguri tashmë është në kërkim të skuadrës së tij të radhës.

Për Manen, vijnë oferta nga Arabia Saudite, me të paktën tre klube nga vendi i Lindjes së Mesme dhe njëri prej tyre do të vijë nga Al Ahli.

Sulmuesi 31-vjeçar duket se e sheh me sy pozitiv perspektivën e Arabisë Saudite, megjithatë, për t’u larguar nga Bavaria, “dëshirat” e Bayernit, i cili e bleu verën e kaluar për 32 milionë euro nga Liverpooli, do të duhet të të plotësohen.

Sezonin e kaluar Mane bëri 38 paraqitje me 12 gola dhe 6 asistime në të gjitha garat me ekipin gjerman.

/Shqip.com