Sport Ndërkombëtar

Mane dëshiron të kthehet në `Anfield`

Sadio Mane

Reprezentuesi senegalez Sadio Mane dëshiron të rikthehet në Ligën Premiere dhe të veshë sërish fanellën e Liverpoolit.

Mediat angleze zbulojnë se ai është shumë i pakënaqur në Gjermani dhe pikërisht nga zhgënjimi ka ardhur sulmi i tij fizik ndaj Leroy Sane pas disfatës nga Manchester City (3:0).

Dëshira e tij është të kthehet në Liverpool dhe ish-klubi mund ta blejë atë për 20 milionë euro. Megjithatë, nuk do të jetë një vendim i lehtë, sepse Klopp menjëherë pas largimit të tij kishte afruar futbollistë si Darwin Nunez dhe Cody Gakpo.

Paris Saint-Germain, i cili më parë ishte i interesuar për Sadio Mane, përmendet si opsion. Herën e kaluar senegalezi preferoi të transferohej te Bayern Munich, sepse ai flet mirë gjermanisht.

/Shqip.com