Sport Ndërkombëtar

Mane-Bayern – “punë e kryer”

Sadio Mane

Sadio Mane është çdo ditë e më afër Bayern Munchen.

Transferimi i tij në “Allianz Arena” është punë  e kryer – sipas Fabrizio Romanos.

Ai ka raportuar se “Bayerni do të paguajë tarifën e garantuar prej 32 milionë euro për Sadio Mané. Kontrata tashmë është vendosur për t’u nënshkruar, e vlefshme deri në qershor 2025. Liverpooli dëshironte të nënshkruante Nunez në mënyrë që të miratonte largimin e Sadios. Liverpool gjithashtu do të marrë shtesa, për një maksimum prej 40 milionë euro paketën totale të tarifës”.

Mane la pas një sezon mjaftë të mirë në nivel personal, sepse shënoi 16 gola dhe asistoi dy herë në Premierligë.

Ai ishte vetëm një hap larg të fitonte Ligën e Kampionëve, por “The Reds” u mposhtën nga Real Madrid në finale.

Teksa, në anën tjetër u shpall kampion i “AFCONI-t” me Senegalin./Shqip.com