Lajme Botë

Mandl kandidon edhe për një mandat në PE, shqiptarët mobilizohen për ta ndihmuar

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl

Lukas Mandl do të kandidojë për eurodeputet në Parlamentin Evropian.

Miku i Kosovës, ishte zëri kryesor në këtë institucion evropian.

Ai do të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit.

Austriaku kishte bërë thirrje në vazhdimësi për liberalizim të vizave të kosovarëve, e po ashtu tashmë është duke lobuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Ai do të mundohet të sigurojë ulëse në Parlamentin Evropian, aty ku është me mandat që nga viti 2017.

Për të mbështetur austriakun në rrugëtimin e tij, javën e ardhshme do të mbahet edhe tubim në Baden bei Wien, nga shqiptarët e Austrisë, shkruan Klani.

Ky event mbështetet nga Shoqata “17 shkurti”.

/Shqip.com