Lajme

Mandl: Historikisht Serbia ka qenë agresori, ndërsa Kosova ishte viktima

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl

Eurodeputeti, Lukas Mandl ka thënë se Kosova dhe Serbi a nuk duhet të merren sit ë njëjta pasi Serbia ka qenë agresori e Kosova ka qenë viktima.

Mandl e tha këtë në fjalën e tij në Parlamentin Evropian ku është diskutuat për aplikimin e Kosovës për tu bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

“S’duhet të harrojmë që ka qenë viti i njëjtë kur e gjithë bota e lirë ka qenë më e bashkuar se kurrë dhe shumë aktorë në botën e lirë, kuptuan se sa është e rëndësishme që të kujdesemi për lirinë tonë, vlerat tona, për t’i mbrojtur ato kundër agresionit. Kjo është ajo që qytetarët e Kosovës kanë dekada që e bëjnë dhe janë detyruar ta bëjnë fatkeqësisht meqë janë ata që janë sulmuar para 25 vjetësh – ata na dhanë një shembull të qartë se si mund të luftohet, por edhe si të krijohet një shtet modern, shtet me kushtetutë moderne dhe me sundim ligji””, tha ai, raporton RTK.

Për takimin e nivelit të lartë që pritet të ndodh më 18 mars në Ohër, ai ka thënë se pritet një javë që do të merren disa vendime shumë të rëndësishme.

“Përpara e kemi një javë ku pritet të merren disa vendime shumë të rëndësishme dhe nuk duhet të mendojmë se këto dy vende janë të njëjta sepse historikisht një vend ka qenë agresori dhe tjetri ka qenë viktima. Gjatë kësaj kohe kemi parë se një vend nuk ka qëndruar pro sanksioneve ruse dhe një shtet tjetër ka qenë plotësisht pro sanksioneve dhe në përputhje të plotë me të gjithë politikën tonë të sigurisë”.

Kujtojmë se ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se është “i sigurt” se Kosovën do ta njohin shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, nëse ka rezultate në normalizimin e marrëdhënieve të saj me Serbinë.

Ai i ka inkurajuar udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, që ta shfrytëzojnë takimin e 18 marsit në Ohër, për të arritur marrëveshje për zbatimin e planit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

/Shqip.com