Lajme

Mandl: Dialogu Kosovë-Serbi ka ardhur në një qorrsokak

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka thënë se Tiroli Jugor është një shembull për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Ai ka theksuar se Veriu i Kosovës është i shtetit të Kosovës dhe se palët duhet të shohin kah e ardhmja në mënyrë që të ketë paqe dhe prosperitet.

“Ne i shohim procesin e dialogut që ka ardhur në një qorrsokak dhe siç po duket Kosova është në pozitë për të ofruar diçka. Ndërsa, për dekada Serbia ka qenë ajo që nuk ka ofruar asgjë”, raporton Klan Kosova.

Tutje, ai ka thënë se, tani për tani nevojiten zgjidhje në Veri.

“Si austriak unë gjithmonë e theksoj se shembulli i Tirolit Jugor në Itali do të ishte një shembull i mirë”, ka thënë ai.

“Veriu është pjesë e Kosovës, por dikush duhet të imagjinojë të ardhmen në mënyrë që të jetojmë në paqe dhe prosperitet dhe këtë të gjithë e dëshirojmë”, ka deklaruar mes tjerash Mandl.

Tutje, ai ka përmendur faktin që Lista Serbe nuk ka garuar në zgjedhjet e veriut, duke thënë se ky subjekt politik është i ndikuar nga Beogradi.

“Zgjedhjet janë të rëndësishme. Për këdo që dëshiron të jetojë në mënyrë paqësore me të gjithë të tjerët dhe të jetojë mirë, duhet të përfshihet në zgjedhje, si qytetar dhe si votues duhet ta përdorë të drejtën”.

“E njëjta vlen edhe për kandidimin për zgjedhje. Peizazhi politik i nominim kandidatët e vetë në listën e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë për këtë. Jam shumë i brengosur që është përpjekur nga jashtë për t’i sulmuar këto zgjedhje në komunat veriore të Kosovës”.

Tutje, ai ka shtuar se njerëzit që dëshirojnë të jenë pjesë e jetës publike dhe që dëshirojnë të kontribuojnë, nuk kanë kandiduar në zgjedhje për shkak të ndikimit nga Beogradi.

“Jam shumë i shqetësuar për përpjekjet për të ndikuar në mënyrë negative në këtë proces të zgjedhjeve në veriun e Kosovës”.

/Shqip.com