Sport Ndërkombëtar

Mancini zbulon emrat e futbollistëve më të mirë që ka stërvitur

Trajneri italian, Roberto Mancini ka përmendur emrat e disa futbollistëve, që sipas tij, janë më të mirët me të cilët ka punuar.

Së fundi, ai ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku mes tjerash ai dha emrat e disa prej futbollistëve më të mirë që ai ka trajnuar ndonjëherë.

“Ibrahimovic, Aguero dhe Yaya Toure. Por, po harroj shumë të tjerë”, tha ai.

“Për talentin që ka Balotelli, ai mund të ishte ndër më të mëdhenjtë”, shtoi Mancini.

57-vjeçari me Ibrahimovicin kishte punuar te Interi, kurse me Agueron, Touren dhe Balotellin te Manchester City.

Ndryshe, Roberto Mancini nga maji i vitit 2018 është përzgjedhës i Kombëtares së Italisë. Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2026.

/Shqip.com