Sport Ndërkombëtar

Mancini mbledh “Azurët” për playoff-in e Botërorit

Robrto Mancini, përzgjedhësi i 'Azurëve'

Roberto Mancini ka mbledhur gjithsej 33 futbollistë për ndeshjet e playoff-it, që zhvillohen në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Qatar 2022.

Italianët do të përballen me Maqedoninë e Veriut më 24 mars, në “Stadio Renzo Barbera” të Palermos.

Në rast suksesi, ata do takohen me fituesin e sfidës Portugali-Turqi, në finalen që do t’i siguronte tiketën direkte për në “Katar 2022”, njërës nga këto skuadra.

57 vjeçari ka vendosur të lë anash sulmuesin Mario Balotelli, ndërsa ka ftuar Joao Pedron e Cagliarit, që po kalon formë të mirë në elitën e futbollit italian, me 10 gola dhe 4 asiste në 28 ndeshje.

Italia ka barazuar në dy ndeshjet e fundit në Kualifikimet e Botërorit, ndërsa në kuadër të Ligës së Kombeve ka një humbje dhe një fitore (Goal.com). /Shqip.com