Sport Shqiptar

Mancini e vlerëson maksimalisht Shqipërinë

Kombëtarja e Shqipërisë humbi nga Itali me rezultat 3-1, ndërsa përzgjedhësi i azurrëve, Roberto Mancini foli pas ndeshjes, duke i komplimentuar skuadrën kuqezi.

Ai u ndal edhe me të ardhmen e mbrojtësit Leonardo Bonucci, i cili po shijon ditët e fundit si lojtar i Kombëtares së Italisë.

“Është një skuadër e mirë, e dinim këtë. Shqipëria bëri një ndeshje të mirë. Janë lojtarë të mirë, luajnë në Serie A, kanë kualitet, iu bëj komplimente. I falënderojmë që na ftuan për këtë miqësore”, deklaroi Mancini për Supersport.

“Kemi mbrojtës të mirë, kemi lojtarë të ndryshëm. Bonucci është ende me ne dhe ka përvojën që na nevojitet”, ka thënë Mancini.

Shqipëria kishte raste për më shumë gola, ndërsa dy herë u ndal nga shtylla.

/Shqip.com