Sport Ndërkombëtar

Mancini: Do të përpiqemi të fitojmë Ligën e Kombeve

FOTO: GettyImages
FOTO: GettyImages

Gjatë prezantimit të rinovimit të partneritetit mes FIGC-së dhe TIM-it, trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, ka folur për ndeshjet në Ligën e Kombeve.

Strategu italian synon ta fitojë Ligën e Kombeve, edhe pse ai është i vetëdijshëm se skuadra e tij, duhet të jetë akoma më e mirë për të fituar këtë ligë evropiane.

 “Është e qartë që ka shumë ndeshje, por në vend që të zvogëlohen, ato po rritën. Mendoj se për Nations League duhet te jemi pak më mirë”, tha Mancini.

“Është e rëndësishme. Nëse kemi arritur dy herë në fazën finale, atëherë kemi bërë diçka të mirë. Do të përpiqemi ta fitojmë Ligën e Kombeve”, theksoi tekniku italian.

/Shqip.com